Jorge Martin triumfon në Tajlandë dhe rihap botërorin e MotoGP, Bagnaia ruan kreun

29 Tetor 2023
21:24
Telesport
back button

Pas triumfit një ditë më parë në garën sprint, piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi sot edhe garën e Tajlandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Buriram. Ai zhvilloi një duel “rrotë më rrotë” me italianin e Ducati, Francesco Bagnaia, që u rendit i dyti.

Në podium u ngjit edhe afrikano-jugori Brad Binder me KTM, që në fakt doli i dyti, por u penalizua për shkak të një gabimi në xhiron e fundit. Gjithsesi, të tri këta pilotë dueluan deri në fund mes tyre për fitoren, por në fund triumfoi Martin, që mbetet në garë për titullin.

Bagnaia arrin të ruajë kreun e renditjes në MotoGP, tashmë me 13 pikë më shumë se Martin, që në tri garat e mbetura do të dhurojnë spektakël në pistë. Në garën e sotme, mirë u paraqitën edhe Bezzechi, Quartararo, Marquez e Marini, që u renditën mes më të mirëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit