Jorge Mendes i ofron Juventusit… Leaon! Ja qëndrimi i Milanit

5 Gusht 2020
16:37
Telesport
back button

Jorge Mendes tashmë është duke orkestruar goditjet e para të merkatos verore. Dhe në këtë kuptim emri që bën zhurmë është ai i Rafael Leao, sulmuesi i Milanit dhe i menaxhuar nga Gestifute, kompania e super agjentit portugez.

Kontakti, në formën e një bisede midis Mendes dhe Juventus, tashmë ka ndodhur, sepse bardhezinjtë po kërkojnë një profil të ri për sulmin e tyre.

Dhe për shkak se Leao është i ri, ai mund të vendoset në pozicione të ndryshme, jo vetëm sulmues qendre. Për të njëjtën arsye, sipas të gjitha gjasave, Milani nuk ka ndërmend ta shesë pas një viti ambjentimi me kuqezinjtë dhe ku ka treguar se talenti nuk i mungon aspak dhe duhet vetëm të shpërthejë përfundimisht!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit