Jorge Mendes kontakton Juventus-in dhe i ofron yllin e Milan-it

4 Gusht 2020
17:33
Denis Hakanaj
back button

Rafael Leao dukej se do të shpërthente te Milan-i, por në 33 ndeshje ka shënuar vetëm 6 gola.

Një rendiment shumë i ulët për 21-vjecarin e paguar 23 milionë euro për ta marrë nga Lille.

Me transferimin e Zlatan Ibrahimovic te kuqezinjtë paraqitjet e portugezit janë përmirësuar, por vazhdimësia e Rebic ka lënë në hije yllin e ri.

Gjithsesi, Milan-i nuk ka kërkuar ta shesë. Rinovimi i Ibras dhe ai i Pioli-t do të jenë shumë të rëndësishëm për një rritje të tijën te kuqezinjtë, por  menaxheri i tij Jorge Mendes ka dëshirë ta shohë në krah të Cristiano Ronaldo-s.

Sipas TWM, super maneaxheri ia ka ofruar 21-vjeçarin Juventus-it, që e ka ndjekur lojtarin edhe verën e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit