Jorge Mendes “magjistari”: ja si “i dhuroi” Milanit 9 mln euro fitim me një investim 38 mln euro!

21 Korrik 2019
18:15
Anton Cicani
back button

"E dimë mirë se çfarë po bëjmë dhe do të bëjmë, mos u merakosni!". Shumë pak gazetarë i vunë veshin këtij paralajmërimi të ardhur nga drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara, që analizonte kështu emrat të cilat lakoheshin si objektiva kuqezi.

Dhe, në qetësi e heshtje totale, erdhi shitja e Andre Silvas te Monaco. Regjia? Jorge Mendes, miku i klubeve të mëdha dhe atyre trampolinë. Portugezi nuk ishte në planet kuqezi dhe Milani duhet të përfitonte diçka ekonomikisht për një investim 38 mln euro përpara dy vitesh.

Mendes ishte ai që e çoi te Milani, pasuroi arkat e Portos në vështirësi ekonomike dhe tani pasuron ato kuqezi. Sepse, pas huazimit te Sevilla, Silva kthehet te Milani dhe, pas dy vitesh, shitet për 30 mln euro.

Praktikisht, 9 mln euro plusvlerë për Maldinin & Boban, për t'i përdorur në merkato. Veç kësaj, lirohet edhe rroga 4 mln euro që përfitonte Andre Silva.

Kështu, Milani ka mbledhur 10 mln euro që i duheshin, ndërsa tani pret që sistemimi i rradhës të jetë Suso me një tjetër plusvlerë të rëndësishme, por edhe Cutrone, për të tentuar dyshen Correa (Atletico Madrid) dhe Demiral (Juventus).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit