Josa: Jemi bllokuar psikologjikisht, Kastrioti është i rrezikshëm

9 Prill 2021
12:12
Alfred Lleshi
back button

Kukësi nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Rezultatet negative radhazi e kanë shfytyruar skuadrën, bashkë me pretendimet e saj madhore që kishte në fillim të sezonit. Mirel Josa ndien presionin e stolit, edhe pse vështirë të ketë lëvizje para fundit të sezonit, sepse nuk ka më asnjë objektiv të mbetur në lojë. Në prag të ndeshjes me Kastriotin, trajneri kryeqytetas u shpreh për gazetarët:

“Kemi pasur shumë humbje gjatë rrugës, qoftë sa i përket prestigjit të skuadrës, qoftë sa i përket edhe klasifikimit. Mendimi im është se duhet t’i shohim ndeshjet në raport me kë luan, cilin ke përballë. Nesër sfidojmë një skuadër që ka fituar dy herë kundër nesh. Kastrioti është një skuadër shumë e fortë, ka karakter, e ka treguar edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtjes së lojës.

Ku po çalon Kukësi? Ne duhet të lirohemi psikologjikisht, sa i përket mënyrës se si skuadra del deri në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Aty nuk kemi forcën e duhur për ta goditur kundërshtarin. Kjo u duk qartë edhe ndaj Skënderbeut, në pjesën e parë skuadra kishte 5 raste për të kaluar në avantazh. Në futboll nuk ka nëse, duhet të jesh shumë efikas në mënyrë që edhe loja të marrë rrjedhë pozitive për ty”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit