Josa karikon Kukësin: Kupa e Shqipërisë, shansi i vetëm për të kapur Europën

16 Mars 2021
13:21
Alfred Lleshi
back button

“Çdo skuadër ka interesat e veta për Kupën e Shqipërisë. Për ne është rruga e vetme, me të cilën mund të pretendojmë të shkojmë në Kupat e Europës. Pavarësisht oshilacioneve që kemi pasur, skuadra besoj se është në gjendje të mirë. Nesër kemi pretendime që ekipi të japë 100% të mundësive dhe të minimizojë problemet e vërjetura së fundi”.

Kështu u shpreh Mirel Josa, trajneri i Kukësit, në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sikurse dihet, shorti i ka vendosur verilindorët përballë Teutës. Përballja e nesërme në “Niko Dovana” konsiderohet tepër e rëndësishme për të dyja palët, sepse nuk ka kthim, por vetëm ndeshje teke.

Ndërkohë, ekipi kuksian ka udhëtuar ditën e sotme drejt Durrësit, ku do të qëndrojë i grumbulluar për duelin e Kupës së Shqipërisë me vendësit. Josa ka drejtuar stërvitjen e fundit para ndeshjes, pikërisht në qytetin bregdetar. Skuadra nënkampione do të jetë e plotë në këtë transfertë delikate, pasi nuk vuan dëmtime dhe as pezullime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit