Sot ka qene nata e pare e ndeshjeve te kthimit të turit te trete kualifikues te Champions League për të përcaktuar ekipet fatlume që do të mund të vazhdojnë rrugën e turneut prestigjioz të UEFA-s dhe do te luajne ne playoff kualifikimin ne grupet e kompeticionit.
Befasia e madhe ndodhi ne Stamboll, aty ku Fenerbahce e drejtuar nga “Special One” Jose Mourinho u eliminua nga kompeticioni pasi Lille arriti te shenonte ne kohen shtese golin qe barazoi shifrat ne 1-1 ne Turqi, pasi ndeshja e pare e luajtur ne France perfundoi me shifrat 2-1 per ekipin francez (shenoi edhe Zhegrova).
Ne sfiden e kthimit, ne nje atmosfere te zjarrte, turqit arriten te gjejne golin e 1-0 me ane te nje autogoli te Bafode Diakite. Lille nuk arriti te barazonte dhe ndeshja shkoi ne shtese ne saje te rezultatit te pergjithshem 2-2. Ne shtese Lille mbeti me dhjete futbolliste dhe u duk sikur Fenerbahce do te shenonte por nje penallti e realizuar nga Jonathan David pllakosi heshtjen ne Turqi dhe sidomos prishi fytyren e Jose Mourinhos. Lille kalon ne playoff te Champions, Fenerbahce zbret ne Europa League.
Izraelitët e APOEL Beer Sheva u eliminuan duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë në favor të rivalëve të tyre Slovan Bratislava (2-0), ndërsa Bodo Glimt mundi 4-1 skuadrën polake të Jagiellonia pas rezultatit pozitiv të ndeshjes se parë 1-0.
Twente mbyll aventuren ne Champions gjithashtu duke humbur ndaj Salzburgun në një ndeshje kthimi befasuese plot spektakël dhe gola. Një sfide qe dhuroi gjashte gola (3-3), me Kjaergaard që hapi rezultatin dhe Dorgeles dyfishoi (25′), më pas holandezët u përpoqën të rikuperonin me Hilgers, por ishte Yeo (46′ ) ai qe coi shifrat ne 1-3. Twente shenoi dy gola me Alec Van Hoorenbeeck dhe Sem Steijn por barazimi nuk beri pune pasi ndeshja e pare ishte mbyllur me fitoren e Salzburg 2-1.