Joshua: Fury do ta “tymos” të tërin, do të mallkojë ditën që dueloi me mua

14 Shtator 2021
8:41
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA, WBO) u shpreh se është gati të “tymosë” patriotin e tij Tyson Fury (WBC), në rast se ata do të përballen vitin tjetër.

Jam 100% i bindur se në rast se do të duelojmë, do ta “tymos” të tërin atë njeri. Ai do të mallkojë ditën që u përball me mua. Ende nuk kemi vendosur nëse do të duelojmë në të ardhmen”, tha Joshua, 24 fitore dhe 1 humbje në karrierë.

Para së gjithash duhet të mbyllim këto sfida që kemi përpara. Në rast se fitojmë, atëherë pse jo, le të duelojmë. Kë preferoj mes Wilder dhe Fury? Cilindo që do ta fitojë atë sfidë e pres në ring. Nëse duan që të dueloj me Fury, do të je mi lumtur ta realizoj këtë sfidë”, tha Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit