Joshua: Fury do titujt kampionë, por ato do të jenë të mitë

17 Prill 2021
11:45
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe mes tyre, që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Gjithsesi, Joshua ka paralajmëruar Fury se ky i fundit nuk ka asnjë shans që të triumfojë dhe t’i rrëmbejë titujt kampionë bote.

Unë e kam firmosur kontratën time. Ne i kemi dërguar Tyson një ofertë të mirë dhe jam i bindur se edhe ai do të firmosë. Ai e dëshiron këtë përballje, nuk ka asnjë dyshim për këtë gjë. Edhe unë e dëshiroj këtë sfidë gjithashtu. E gjithë bota e dëshiron, ndaj ajo do të zhvillohet”, tha Joshua.

Por ju konfirmoj diçka. Tyson nuk ka për ta fituar këtë sfidë, titujt kampionë bote do të jenë të mitë. Ne duam të kemi njerëz që ta shohin këtë sfidë, ndaj po bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të zhvillohet në kushte optimale”, u shpreh Anthony Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit