Joshua: Heq dorë nga revanshi me Usyk nëse vjen oferta e duhur

29 Nëntor 2021
10:22
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh se mund të heqë dorë nga revanshi me ukrainasin Oleksandr Usyk, sfidë e planifikuar pranverën e ardhshme. E gjithë bota kërkon një unifikim të titujve kampionë në peshën e rëndë mes Usyk e Tyson Fury.

Joshua, pasi humbi duelin e parë me ukrainasin, u shpreh se do të kërkojë revanshin dhe të rimarrë titujt. Por së fundi, ai i ka hapur derën mundësisë për të hapur krahun: “Nëse oferta financiare që do të vijë është e mirë, do ta shohim dhe analizojmë atë. Gjithsesi, respekti vlen më shumë se paraja”.

Edhe Tyson Fury e kërkon këtë sfidë për unifikimin e titujve kampionë dhe nën rrogoz po zhvillohen shumë bisedime. Joshua, 31 vjeç, disa herë është shprehur se ky sport është biznes dhe ndoshta vendos të bëjë një lëvizje surprizë, duke pranuar parà pa dueluar dhe më pas të përballet me fituesin e sfidës Fury-Usyk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit