Joshua kërkon me çdo kusht fitoren, merr edhe një psikolog para revanshit

15 Gusht 2022
9:30
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua ka afruar në stafin e tij një psikolog, që e ndihmon të kalojë ngërçin psikologjik që pësoi pas humbjes së titujve kampionë bote ndaj Oleksandr Usyk, në sfidën e parë që zhvilluan këta dy boksierë shtatorin e kaluar. Ndërkohë që, këtë fundjavë, dy boksierët do të përballen sërish në revanshin që do të zhvillohet në Jeddah.

Përpiqemi të mos fokusohem te kritika dhe te humbja, duke punuar që mendja e tij të jetë sa më e hapur dhe e fokusuar te sfida e radhës”, tha Rob McCracken, një nga trajnerët e Joshua, që ka analizuar punën e madhe që po bëhet nga i gjithë stafi që është në prah të boksierit britanik.

Anthony është fokusuar te fitorja, për të kjo sfidë është shumë e rëndësishme. Në humbëm një sfidë, por jo betejën. Asgjë nuk ka përfunduar, pasi jemi gati për duelin e rtadhës. Ne jemi të gjithë të motivuar dhe asgjë nuk e dekurajon Joshua. Ne e synojmë titullin më shumë se kushdo tjetër”, tha trajneri i Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit