Joshua merr masat: Andy Ruiz është rival më i rrezikshëm se Miller

7 Maj 2019
9:08
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Anthony Joshua, në një intervistë për “Sky Sports” ka folur në lidhje me rivalin e tij të ri në duelin e 1 qershorit, Andy Ruiz Jr. Ky i fundit zuri vendin e Jarrell Miller, që dështoi në tri teste antidoping.

Joshua u shpreh se tashmë i duhet të adaptohet me ndryshimin e rivalit, karakteristikave të tij dhe se ka një muaj kohë për të qenë gati në këtë duel që do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Në këtë duel, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. “Çdo boksier përshtat stërvitjen e tij në lidhje me rivalin që ka përballë. Ruiz nuk është një boksier shumë i rëndë, aq sa Miller, por është shumë më i shpejtë dhe i zgjuar në ring", tha Joshua.

Më tej, britaniku tha: "Ai përdor varitet goditjesh me grusht, madje është shumë më i shkathët në këtë drejtim krahasuar me Miller. Kjo do të thotë se duhet të jem më i kujdesshëm në mbrojtje, pasi kam përballë një boksier të rrezikshëm”, tha Joshua, 27 fitore e asnjë humbje në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit