Joshua paralajmëron rivalin e pamposhtur: Po të vëzhgoj, do të jem gati për ty

14 Maj 2019
15:51
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë WBA, WBO dhe IBF, u shpreh se më 18 maj do të shohë në TV duelin mes Deontay Wilder, kampionit tjetër të botës (kategoria WBC) së këtij Divizioni dhe Dominic Breazeale. Qëllimi i Joshua është të vëzhgojë nga afër Wilder, pasi shpreson që të zhvillojnë një duel mes tyre, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Dueli mes Wilder dhe Breazeale do të zhvillohet në Nju Jork më 18 maj, ndërsa vetë Joshua do të duelojë ndaj Andy Ruiz Jr më 1 qershor, po në Nju Jork. Aktualisht Joshua ndodhet në Miami, ku dhe po përgatitet për debutimin e tij në Amerikë. “Ju garantoj me 100% që do ta shoh atë përballje, pasi ka shumë rëndësi për mua. Do të vëzhgoj Wilder si lëviz dhe manovron, do të mbaj shënime”, tha Joshua.

Unë mendoj se Wilder do të paraqitet mirë dhe do të fitojë ndaj Breazeale, pasi është më i shpejtë. Gjithsesi, rivali i tij është i fortë fizikisht dhe mua mu deshën 7 raunde për ta mundur. Mendoj se Wilder do të fitojë me KO pas raundit të nëntë, në mënyrë që unë t’i them se e kam mundur më herët se ai Breazeale”, thotë duke qeshur Joshua në një intervistë për “Sky Sports”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit