Joshua paralajmëron Usyk: Revanshi do të jetë një luftë mes nesh

27 Tetor 2021
13:30
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se revanshi i pranverës së ardhshme mes tij dhe ukrainasit Oleksandr Usyk, do të jetë një luftë e vërtetë. Ai kërkon të hakmerret për humbjen e pësuar një muaj më parë, ku dorëzoi edhe titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Joshua bëri një paraqitje të dobët në sfidën e 25 shtatorit, ku u mund me vendim unanim të gjyqtarëve. “Kjo ishte humbja e fundit në karrierën time. Mjaft më duke qenë i butë në ring me rivalët. Usyk do të përfundojë në tapet në sfidën e radhës, pasi ky revansh do të jetë nje luftë e vërtetë”, tha Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit