Joshua parashikon revanshin: Mos prisni ndryshime drastike, unë dhe Usyk jemi po të njëjtët

1 Korrik 2022
12:05
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua beson se ai dhe rivali i tij Oleksandr Usyk, kampioni i botës në peshën e rëndë, do të jenë të njëjtët luftëtarë si ata të sfidës së parë, zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkohë që, revanshi mes tyre do të zhvillohet më 20 gusht, në Jeddas.

Pavarësisht se këtë sfidë ai do të ketë një trajner të ri (Robert Garcia), ai nuk pret ndonjë ndryshim dramatik në paraqitjen e tij në ring. “Më duhet të bëj diçka të re krahasuar me herën e fundit, por kam qenë në një pozitë të tillë edhe më parë”, u shpreh Joshua, 24 fitore e 2 humbje në karrierë.

E ndjej presionin e revanshit, do të ishte gabim ta mohoja një gjë të tillë. Por është një presion pozitiv dhe më pëlqen të jetoj këtë presion. Gjithsesi, në ring do të jemi sërish dy boksierë me të njëjtën dëshirë për fitore. Edhe pse ndryshojnë trajnerët, boksierët kanë po të njëjtin stil”, tha Joshua.

Ai do të jetë po i njëjti boksier, unë gjithashtu. Ndoshta Usyk s’do të ndryshojë asgjë, pasi është fitues. Mua më pëlqen të eksperimentoj diçka të re si boksier, por mos prisni ndryshime të mëdha. Kemi dy duar e dy këmbë dhe do të boksojmë për fitore si gjithnjë”, u shpreh Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit