“Joshua po ndërron disa trajnerë, kjo mund të penalizojë para revanshit me Usyk”

12 Janar 2022
9:29
Telesport
back button

Eddie Hearn, menaxheri i boksierit Anthony Joshua, u shpreh se është i shqetësuar nga fakti se britaniku ka ndërruar disa trajnerë gjatë javëve të fundit. Joshua ndodhet në Dubai ku po përgatitet për duelin që do të zhvillojë në prill ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Ky i fundit fitoi në shtator sfidën e parë ndaj Joshua, duke i rrëmbyer titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Dy boksierët kanë rënë dakord për revanshin, që do të zhvillohet në Londër. Joshua ka kërkuar për trajner të ri dhe javët e fundit është stërvitur me disa të tillë.

Sipas Hearn, kjo gjë nuk është pozitive: “Ky është një risk i madh që Anthony po merr përsipër. Nëse ke nevojë për një ndryshim atëherë mund të marrësh një drejtim specifik. Kur përdor shumë alternativa, atëherë je në rrezik, pasi bëhesh konfuz”.

Nuk më pëlqen që Joshua po stërvitet nga kaq shumë trajnerë. Gjithsesi, e shoh të vendosur dhe të fokusuar te revanshi dhe besoj se kjo do ta ndihmojë në këtë përballje të dytë me Usyk”, u shpreh Eddie Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit