Joshua provokon Fury: Nuk ke më se ku fshihesh, po vij për ty

12 Prill 2021
8:54
Telesport
back button

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF) ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me duelin e madh të unifikimit të titujve kampionë të këtij Divizioni me Tyson Fury (WBC). Dy boksierët britanikë pritet të duelojnë këtë verë, por ende nuk ka një datë dhe vend të saktë.

Duke folur për këtë çështje, Joshua shkruan: “Këtë pasdite mora lajme pozitive. Mora zyrtarisht ofertën e parë për duelin e kampionit të padiskutueshëm të botës në peshën e rëndë. Do të jem fitues me dëshirën e Zotit. Tani nuk ke më vend për t’u fshehur. Po vij për ty”.

Joshua bën me dije se së shpejti do të bëjë publike të tjera lajme në lidhje me këtë duel, që pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave. Dy boksierët kanë nënshkruar paraprakisht kontratën dhe këtë vit pritet të zhvillohen dy sfida: njëra në verë dhe tjetra në dimër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit