Joshua: Ruiz boksier lokalesh, pas ta mposht e ka radhën ai

6 Shtator 2019
11:57
Telesport
back button

Boksierët Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr, pas konferencës së parë për shtyp të zhvilluar në Abu Dhabi,  kanë qenë në Nju Jork për takimin e dytë të radhës me mediat. Dy boksierët e peshës së rëndë do të zhvillojnë më 7 dhjetor revanshin për titujt kampionë bote. Titujt mbahen nga meksikani Ruiz, që më 1 qershor mposhti Joshua me “KO teknik” në raundin e shtatë.

Joshua, ish-kampion bote, u shpreh sot se pasi të rimarrë titujt kampionë është gati t’i mbrojë ato ndaj Tyson Fury, në një duel mes dy boksierëve britanikë. “Më 7 dhjetor do të dueloj me një boksier “pub”-esh për të rimarrë titujt më pas të shohim”, tha Joshua.

Unë jam gati të përballem më pas me çdo boksier tjetër që është në listë, përfshi edhe Tyson Fury. Pse jo, ai mund të jetë rivali i parë i 2020-ës. Nuk më tremb askush. Në këtë Divizion ka shumë konkurrencë dhe dua t’i mposht të gjithë një e nga një”, u shpreh Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit