Joshua thumbon Wilder: Nuk është inteligjent, s’mjafton vetëm një grusht

26 Nëntor 2021
10:45
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua ka thumbuar sot amerikanin Deontay Wilder, të dy ish-kampionë bote në peshën e rëndë. Joshua u shpreh se Wilder e kishte humbur që në fillim sfidën e tretë që bëri me Tyson Fury, pasi i mungonte inteligjenca në ring dhe nuk e përgatiti ashtu si duhet triologjinë.

Wilder u përpoq të ndryshonte strategji pas humbjes që pësoi ndaj Fury në sfidën e dytë (shkurt 2020), duke goditur Fury dhe u përpjekur të ulë forcën e rivalit të tij. Gjithsesi, kjo nuk mjaftoi, pasi nuk ishte mjaftueshëm inteligjent, duke u lodhur shpejt dhe duke u mundur me KO në raundin e 11-të.

“Wilder u përpoq të fitonte duke vënë në funksion fuqinë e tij, por e preku pak në kokë Fury. Nuk mjafton vetëm forca, duhet edhe inteligjenca luftarake për të bërë një qasje të duhur të një sfide të këitj kalibri në peshën e rëndë. Fury ishte shumë më i rëndë, mbrohej mirë dhe grushti i tij bëri diferencën”, tha Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit