“Ju blini ndeshjet dhe kampionatin”, plas skandali në Holandë!

5 Mars 2021
21:33
Telesport
back button

Sfida mes PSV dhe Ajaxit fundjavën e shkuar prodhoi shumë polemika, ku PSV pati jo pak ankesa sa i përket gjykimit dhe ndërhyrjeve të sistemit VAR. Së fundmi, mediat në Holandë kanë raportuar se në fund të ndeshjes, ka patur edhe një debat mes dy trajnerëve të ekipeve.

Numri një i stolit të PSV ka hedhur akuza të forta kundrejt Ajaxit, teksa është dëgjuar të bërtasë se Ajaxi blen ndeshjet dhe është Bayerni i Holandës. “Jeni Bayern Munchen i Holandës dhe ju blini çdo gjë, si ndeshjet ashtu edhe kampionatin”, ka thënë Roger Schmidt.

Në ndeshjen e luajtur në fundjavën e shkuar, PSV po fitonte 1-0 dhe në fund pretendoi për një penallti, por që nuk u mor parasysh nga gjyqtari i takimit. Pas atij aksioni, Ajaxi fitoi një 11-metërsh dhe barazoi rezultatin, duke mbyllur ndeshjen mes polemikave 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit