“Ju kam futur frikën, ëëëë”; Ronaldo bën me zemër tifozët e Atletico Madrid (video)

19 Shtator 2019
10:46
Alfred Lleshi
back button

Në minutën e 94-t të ndeshjes Atletico Madrid-Juventus, tifozët vendës janë drithëruar, kur kanë parë se kanë shpëtuar për pak, pa pësuar golin e tretë nga italianët. Megjithatë, ata nuk janë pajtuar me krenarinë e madhe të Cristiano Ronaldos. Portugezi driblon mes dy, tre apo katër kundërshtarëve, ngre kokën në një fraksion të sekondës dhe godet fort, tokazi. Topi nuk përfundon në kuadratin e Jan Oblak për pak milimetra, me portierin slloven që e ndjek vetëm me sy trajektoren e “sferës”, të cilin nuk mund ta arrinte kurrë. 

Tifozët vendës marrin frymë të lehtësuar, siç bën edhe Diego Simeone. “Unë ju tremb, ëëëë!” Kjo është domethënia e gjestit të CR7, nga ana tjetër, karshi fyerjeve gjatë gjithë lojës të mbështetësve të “Rojiblancos”. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte duke kërkuar golin e parë në “Wanda Metropolano” si lojtar i Juventusit, por ka me se të mburret. Ai ka shënuar 25 gola ndaj Atletico Madrid në karrierë. 

I “përmbytur” nga vërshëllimat dhe ofendimet, nga momenti i parë deri tek i fundit i lojës, CR7 shihet që kthehet nga tifozët vendës dhe bën një gjest me dorën e djathtë: “Unë ju kam futur frikën, ëëëë?” Në zonën e përzier të stadiumit, gazetarët spanjollë i kërkuan shpjegime në lidhje me atë gjest yllit të Juventusit, i cili, sipas “Marca”, u përgjigj: “Mësoni, ju duhet të mësoni”. Për të përditshmen e Madridit duhet parë nëse gjesti i portugezit iu drejtua reporterëve, tifozëve të Atletico Madridit apo të gjithë mjedisit të “Wanda Metropolitano”. 

Sidoqoftë, ekziston një lloj llogari e hapur midis ish-yllit të Real Madridit dhe tifozëve “Rojiblancos”. Sezonin e kaluar, Ronaldo iu tregoi me njërën dorë pesë Champions-it e fituar në karrierën e tij, përkundër asnjë të tillë të Atletico Madridit… Ndaj, lufta e gjesteve vazhdon nga ana e numrit 7 bardhezi, si përballje me vërshëllimat e fyerjet e mbështetësve të “Rojiblancos”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit