Ju kujtohet talenti që u akuzua si falsifikues i ditëlindjes? Në moshën 25 vjeç lirohet nga Lazio… gjen ekip të ri

26 Tetor 2021
0:02
Telesport
back button

Joseph Minala rinis nga Seria C.

Ish-talenti premtues i Lazios (u akuzua per falsifikim moshe kur luante me ekipin Primavera te bardhekalterit dhe pasi debutoi me ekipin e pare) u lirua nga qershori i kaluar, pas përfundimit të kontratës së tij me klubin dhe nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2022 me Lucchese, një klub që luan në grupin B të Lega Pro.

Mesfushori kamerunas i lindur në vitin 1996, veshi disa fanella klubesh gjatë karrierës së tij pas shpërthimit te Primavera e klubit “biancoceleste”: eksperienca e fundit e Minala ishte në kampionatin kinez me fanellën e Qingdao Huanghai, midis shkurtit dhe dhjetorit 2020, përpara se të kthehej te Lazio ne fund te huazimit dhe përfundimi jashtë skuadrës por më parë kishte luajtur edhe për Bari, Salernitana dhe Latina.

Pasi u largua nga vendi i tij, Minala u transferua në Romë ku luajti me Vigor Perconti përpara se të kalonte te ekipi i të rinjve të Lazios në verën e vitit 2013. Në fillim të karrierës së tij pati polemika për moshën e djalit, por akuzat u hodhën poshtë menjëherë nga klubi biancoceleste dhe FIGC, pas hapjes së një hetimi, dekretuan se mosha ishte ajo e deklaruar nga lojtari…

Minala zgjodhi fanellën me numrin 58 dhe në moshën 25-vjeçare udhëtoi drejt Italisë për të provuar të tregojë sërish cilësitë e tij dhe të kërkojë pak vazhdimësi.

Lucchese, e udhëhequr nga Guido Pagliuca, është në vendin e njëmbëdhjetë në grupin B me 14 pikë pas njëmbëdhjetë javesh kampionat dhe dëshiron të qëndrojë larg fundit të renditjes.

Njoftimi për shtyp nga Lucchese
Ky është shënimi zyrtar i klubit toskan për ardhjen e futbollistit kamerunian: “La Lucchese 1905 njofton zyrtarisht se ka fituar të drejtën e shërbimeve sportive të Joseph Marie Minala, mesfushorit kamerunas, i lindur në vitin 1996”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit