“Ju premtoj se ajo përballje e madhe do të zhvillohet këtë verë”

24 Shkurt 2020
13:49
Telesport
back button

Dueli i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes dy boksierëve britanikë Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të ndodhë. Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i Joshua, ka deklaruar sot se më shumë gjasa kjo përballje mes dy boksierëve britanikë do të ndodhë në verën e këtij viti. Madje ai ka premtuar se do ta realizojë me çdo kusht këtë përballje. Joshua mban titujt e kategorinë WBA, IBF dhe WBO, ndërsa Fury mban titullin e kategorisë WBC.

Pas duelit që Fury fitoi me Wilder kam biseduar menjëherë me promotorët e tij, për të bërë të mundur realizimin e kësaj sfide. Të gjithë e duan këtë përballje britanikësh. E dëshiron Joshua, Fury, menaxherët e të dy boksierëve, tifozët… të gjithë. Natyrisht që ka disa pengesa për t’u kapërcyer, por asgjë nuk është e pamundur. Unë ju premtoj se do ta realizoj këtë përballje për unifikimin e titujve, gjithnjë nëse Joshua do ta fitojë sfidën e radhës ndaj Pulev”, u shpreh Eddie Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit