“Ju tregoj se çfarë ka ndryshuar me Mourinhon”, – Son harron Pochettinon

2 Dhjetor 2019
14:20
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, duket se ka kthyer atmosferën pozitive dhe besimin në skuadrën angleze. Portugezi ka fituar 3 ndeshjet e tij të para në krye të “Spursave”. Ai ka marrë dy fitore në kampionat dhe një fitore në Champions League. Sulmuesi koreano-jugor, Heung-min Son, ka treguar se si është të punosh me Mourinhon. 

“Ai është shumë i dashur. Mourinho qesh dhe bën shaka me të gjithë lojtarët. Më pëlqen, sigurisht. Mendoj se rezultatet që kanë ndryshuar kanë përmirësuar ambientin dhe kanë sjellë dhe energji pozitive. Të gjithë jemi pozitiv para ndeshjeve. 

“Trajneri po bën një punë të shkëlqyer dhe jemi shumë të gëzuar me të. Atmosfera ka ndryshuar shumë. Pochettino? Ka qenë një javë e trishtë. Ne nuk donim që trajneri ynë të largohej nga puna, por jemi mjaftueshëm profesionistë. Kemi fituar 3 ndeshje radhazi dhe rezultatet kanë qenë pozitive. Grupi është i buzëqeshur dhe ka më shumë besim, kjo është ajo çfarë ka ndryshuar”, – tha Son. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit