“Jugu po zhduket, futbolli po shkon në mal”, – deklarata skandaloze e Luftëtarit!

1 Mars 2020
9:16
back button

Luftëtari humbi ndaj Laçit me rezultatin 0-2 në Gjirokastër ditën e djeshme. Presidenti Bekim Halilaj ka dalë shumë i zhgënjyer pas humbjes me kurbinasit, madje e ka tepruar shumë me akuzat e tij për gjyqtarët, por dhe FSHF. Ai guxon dhe arrin deri në atë pikë sa thotë që jugu po zhduket nga harta e futbollit dhe vetëm veriu po luan futboll. “Futbolli po shkon në mal”, thotë presidenti skandaloz i një Luftëtari të falimentuar që nga maja e malit përfundoi në greminë nga amatorizmi dhe babëzia e drejtuesve. 

“I bëj thirrje FSHF-së të shohë se çfarë ndodh me kampionatin. Pjesa e Jugut të Shqipërisë po del nga harta e futbollit elitar, nëse larg qoftë dënohet edhe Skënderbeu. Merrni me radhë: Gjirokastra, Vlora, Fieri, Lushnja, Berati, Elbasani, Kavaja, Pogradeci, Korça, të gjithë jashtë. E kush po mbetet kështu. Iku futbolli, shkoi në mal, po luajnë vetëm ata që kanë lekë dhe kush u jep dru arbitrave.

“Ne këtej nga jugu jemi me kulturë dhe nuk jemi të dhunshëm, ata vazhdojnë neve… bam.  Gjyqtarët janë të shitur dhe në këtë mes ka dy gjëra ata ose i binden lekut, ose drurit. Këta nuk mbahen ore zotërinj, nuk mbahen, janë thjeshtë të papërballueshëm. Tani ne nga jugu jemi të butë dhe nuk i japim dru askujt, por as lekë nuk kam pse paguaj për arbitrat. Ku është esenca e sportit pastaj”, deklaroi Halilaj për gazetën “Panorama Sport”. Një deklaratë skandaloze, pasi në një vend normal duhet të shoqërohej për të dhënë llogari, në bazë të këtij diskriminimi krahinor. A, po, një pyetje për zotin Halilaj: Si ndihen lojtarët “malor” të ekipit të tij pas këtyre etiketimeve? 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit