Julian Ahmataj: Nuk ishim në stadium fare, ekipi në eufori, por përgjegjësia është e imja!

2 Mars 2019
16:25
back button

Luftëtari është mundur nga Kukësi me rezultatin 3-0, me ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Skuadra e Julian Ahmataj, nuk arriti të përsëriste ndeshjet e mira që ka bërë deri më tani, duke vijuar të mbetet në zonën e rrezikut për rënien nga kategoria, me vetëm 5 pikë diferencë nga Kastrioti, që ka një ndeshje më shumë në dispozicion. Pas ndeshjes, trajneri Ahmataj u shpreh për “Supersport” se përgjegjësia për humbjen është e tij. Ndërsa tha se skuadra kishte kaluar në eufori.

Ndeshja?- Përgjegjësinë për rezultatin e marr unë. Kishte ndikuar euforia brenda skuadrës. Kjo vjen nga gjendja e brendshme e lojtarëve. Kjo bëri që ne të ishim shumë të gjatë, të mos kishim ekuilibër. Çdo gjë me ngarkohet mua, sepse unë duhet ti jap zgjidhje. Bëmë një pjesë të parë shumë të dobët, një nga më të dobëta që kemi zhvilluar. Në pjesën e dytë kundërshtari e uli ritmin. Ndryshuam sistemin por nuk patëm rrezikshmëri te porta. 

Do ndryshoje formacion?-Padiskutim që me të njëjtin formacion do e nisja. Nuk ishte çështje formacioni se sa psikologjie. Nuk i kisha parë lojtarët në një ditë të tillë. Kundërtshtari luan shumë fortë, por ne nuk duhet të ishim sjellë në mënyrë të tillë.

Mungesa e Aleksit?- Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për skuadrën. Ne kemi lojtarë që mund të japin kontributin, por grinta e Aleksit mungoi. 

Finalizimi?-Do më shumë besim, më shumë punë në finalizimin e aksioneve. Dalim shumë mirë, por finalizimi mungon. Është një problem që duhet të punosh shumë që të rrisësh kualitetin.

Zëvendësimet?- Unë po them, gjërat që konstatoj janë logjike. Euforia vjen dhe nga ambienti, nuk duhet të mendojmë se ja hodhëm. Tani bëhet gjithnjë e më e vështirë. Mund të kisha bërë më shumë ndërrime në pjesën e dytë. Euforia vjen nga rezultatet e mira, kjo i bën lojtarët të ulin rendimentin dhe të mos zbatojnë detyrat taktike. Klubi dhe trajneri duhet të jenë gjithmonë me këmbë në tokë.

Ndëshkim nga goditja standarde?- Kemi shënuar gola me skuadrat e tjera dhe me skema taktike, kurse në këtë ndeshje, në momentin që Kukësi bëri një skemë, vigjilenca ishte shumë e ulët. Kjo tregon që nuk je në stadium. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit