Kategoria e Parë

Julian Malo lë Besëlidhjen për Kastriotin

Kastrioti vazhdon të jetë klubi më aktiv në merkaton e verës. Pas firmave me Giljen, Raboshtën, Bacin, e së fundmi me Ramadanin, krutanët janë fare pranë transferimit të sulmuesit të Besëlidhjes, Julian Malo. Lojtari ka qenë në kontakt prej javësh me drejtuesit e Kastriotit, por më parë se të pranonte ofertën e tyre, duhej te zgjidhte situaten me klubin e tij, Besëlidhjen.

 

Malo ka qenë një prej sulmuesve më të spikatur të lezhjanëve në sezonin e kaluar dhe tekniku i ri i Kastriotit, Elvis Plori, e sheh si partnerin ideal për Jasmin Raboshtën. Sulmuesi, në përfundim kontrate me lezhjanët, ka rënë dakord për të qenë pjesë e Kastriotit sezonin e ri dhe do të vihet në dispozicion të teknikut Elvis Plori kur të grumbullohet skuadra, që ndryshe nga sezoni i fundit, në edicionin e ri do të jetë pretendenti numër një për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.

kastrioti

Raboshta pas firmosjes me drejtuesit e Kastriotit. Malo dhe Raboshta pritet të formojnë dyshen e sulmit krutan

Një nga arsyet pse Malo mund të largohet nga Besëlidhja, përveçse Kastrioti do të jetë ekip ambicioz, është edhe fakti që në Lezhë gjërat janë shumë të turbullta pas ndryshimit të pushtetit lokal, ku kryetari i ri bashkisë flitet se nuk ka raporte të mira me presidentin actual Gjokë Noka, i cili edhe pse ka arritur të ndërtojë një skuadër të mirë, në fund gjithnjë e ka pësuar, pa mundur dot ta ngjisë Besëlidhjen në Superiore. Kastrioti po ndërton ekip të ri, me një trajner të suksesshëm si Plori, që e ngjiti Tërbunin për herë të parë në Superligë, ndaj zgjedhja e Malos nuk është aspak çudi.

[total-poll id=47185]

Më shumë nga Kategoria e Parë