Juninho tërbon Simeonen, merr te Lyon fiksimin e Atleticos për 20 mln euro!

13 Shkurt 2020
15:51
back button

Olympique Lyon ka prezantuar ditën e sotme blerjen më të bujshme të merkatos së janarit. Bruno Guimaraes është zyrtarisht një lojtar i “Les Gones”. Për të sjellë brazilianin në “Groupama Stadium”, drejtuesit francezë kanë paguar plot 20 milionë euro në arkat e Atletico Paranaense.

Legjenda Juninho ka qenë çelësi për të mbërritur te talenti brazilian. Ky i fundit kërkohej me ngulm nga Atletico Madrid, pasi preferohej shumë nga Diego Simeone. Gjithsesi, në fund Guimaraes firmosi për Lyonin dhe do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2024. 22-vjeçari luan si mesfushor difensiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit