Jurgen Klopp shënjestron yjet e Interit dhe Milanit! Plani i tij për janar

3 Tetor 2022
21:42
Telesport
back button

Ne veshtiresi sidomos ne mesfushe, Liverpool kete vere mori ne diten e fundit te merkatos brazilianin Arthur nga Juventusi por deri tani ai ka qene nje flop i madh dhe me shume mundesi qe ne janar mund te gjeje nje destinacion tjeter…

Keshtu, fokusi i Liverpool do te jete diku tjeter. Reds janë të gatshëm të hapin “thesin” për yllin e Interit, Marcelo Brozovic. Sipas “Todofichajes”, Liverpool po përgatit një ofertë për mesfushorin kroat, i cili është një lojtar kyç për “zikaltërit”.

“The Reds” janë interesuar për një përforcim në mesfushë dhe duket se kroati është zgjedhja e bordit. Brozovic ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe ka një klauzolë prej 40 milion eurosh. Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë një marrëveshje.

Nje tjeter lojtar qe shihet me kujdes nga Klopp luan ne Milano por me fanellen kuqezi dhe ai eshte Bennacer, qe ka nje kaluzole prej 50 mln eurosh por vetem gjate veres. Milani po perpiqet te rinovoje kontraten qe skadon ne veren e vitit 2024 por deri tani nuk ka asnje akord.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit