Juve barazoi në limite, Bonucci “feston” ndëshkimin e Ibra-s

13 Shkurt 2020
23:30
back button

Në përfundim të takimit të parë gjysmëfinal mes Milan dhe Juventus, e mbyllur në barazim 1-1, me Cristiano Ronaldo protagonist në limite, falë një penalltie të fituar në minutën e fundit të kohës së rregullt, shndërruar në golin e barazimit, nga vetë portugezi.

Në përfundim të ndeshjes, mbrojtësi i Juventus, Leonardo Bonucci foli për “Rai Sport”, duke analizuar takimin. “Një rezultat i mirë dhe të shënosh jashtë shtëpisë është gjithashtu e rëndësishme. Një skuadër si e jona nuk duhet të kënaqet kurrë dhe duhet të japë gjithmonë maksimumin”.

“Duhet të ndryshojmë ritëm dhe të japim diçka më shumë. Jemi në garë për të gjitha objektivat, por nevojitet diçka më shumë nga të gjithë. Bëmë një ndeshje të mirë, por ata presonin shumë sipër. Duhet të vazhdojmë të rritemi”.

 “Mungesa e Ibrahimovic do të jetë e rëndë për Milan duke konsideruar faktin që është një futbollist që mund të bëjë diferencën, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Nga tani e deri në pushimin për kombëtaret do të ketë përballjet të rëndësishme në të gjitha kompeticionet”, deklaroi Bonucci.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit