Juve e mbyll me humbje, barazim i çmendur në Olimpico, Empoli mposht Atalanta-n me ndihmën e Bajramit (pamjet)

21 Maj 2022
22:48
Denis Hakanaj
back button

E ka mbyllur me një humbje ndaj Fiorentina-s kampionatin skuadra e Juventus-it. Bardhezinjtë janë mundur 2-0 në shtëpinë e Fiorentina-s në javën e 38-të të Serisë A. Një gol i Duncan  (45+1′) dhe një penallti e Gonzlaez (92′) kanë vendosur sfidën.

FIORENTINA-JUVENTUS VIDEO

Humbje edhe për Atalanta-n, që do ta mbyllë kampionatin jashtë zonës europiane. Bergamaskët janë mundur 1-0 në shtëpi nga Empoli. Protagonist Bajrami, i cili ka dhënë asistin për golin e Stulca në minutën e 79-të.

ATALNTA-EMPOLI VIDEO

Barazim i çmendur 3-3 në Olimpico mes Lazio-s dhe Verona-s. Miqtë, në fakt, kanë siguruar një avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me Simeone-n (6′) dhe Lasagna (14′), por vendasit janë kundërpërgjigjur.

LAZIO-VERONA 3-3 VIDEO

Cabral (16′) dhe Anderson (29′) kanë barazuar shifrat në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, bardhekaltrit kanë arritur të përmbysin gjithçka me Pedro-n (62′).

Kur mendohej se skuadra e Sarri-t do të merrte tri pikët, miqtë kanë arritur të gjejnë golin e barazimit 3-3 me Hongla (76′) dhe të shmangin humbjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit