Juve largohet nga Superliga? Vjen përgjigja e Barcelonës

7 Qershor 2023
17:06
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ka njoftuar se ka marrë një letër nga Juventusi për të hequr dorë nga projekti i Superlegës.

Më poshtë është njoftimi zyrtar për shtyp i publikuar në faqen e klubit katalanas: “FC Barcelona konfirmon se ka marrë një komunikim të nënshkruar nga Gianluca Ferrero, presidenti aktual i Juventusit, dje, më 6 qershor 2023.

“Në përputhje me detyrimet aktuale dhe kontraktuale, FC Barcelona do të ruajë konfidencialitetin më të rreptë në lidhje me bisedat e ardhshme me Juventusin për të vlerësuar tërheqjen e tyre të mundshme nga projekti i Superligës.

“FC Barcelona rikujton edhe një herë se projekti është aktualisht në mes të procedurave ligjore në pritje të zgjidhjes nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian në Luksemburg.

“Rezoluta e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian do të jetë thelbësore për të garantuar nevojën për siguri ligjore në lidhje me interpretimin adekuat dhe korrekt të kuadrit ligjor të futbollit profesionist në Europë.

“Kjo rezolutë, e cila pritet të miratohet në muajt e ardhshëm, do të përcaktojë pozicionin përfundimtar të Barçës për këtë çështje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit