Juve-Milan kalon edhe nga porta; Szczesny kundër Maignan

17 Shtator 2021
10:53
Alfred Lleshi
back button

Është ndeshja më e pritur e javës së katërt të Serie A. Të dielën në mbrëmje, Juventusi dhe Milani luajnë kundër njëri-tjetrit në stadiumin “Allianz”. Një sfidë që nxjerr flakë, bukuri, histori dhe, pavarësisht se është vetëm java e katërt nga 38 të planifikuara, kjo përballje mund të përfaqësojë një kryqëzim shumë të rëndësishëm.

Nga njëra anë është Juventusi i Massimiliano Allegri, i detyruar të niset nga fundi, sepse ka një pikë të vetme në renditjen aktuale. Barazimi në fushën e Udinese është ndjekur nga nokauti i dyfishtë kundër Empolit dhe Napolit. Bardhezinjtë vijnë pas fitores së qartë në Ligën e Kampionëve kundër Malmo dhe tani, në mënyrë të pashmangshme synojnë suksesin e parë midis kufijve kombëtarë.

Para tij, megjithatë, do të jetë një Milan në gjendje të shkëlqyer. Kuqezinjtë udhëtojnë me shpejtësi të plotë në kampionat, me tri fitore në tri ndeshje. Kjo i lejon të besuarit e Stefano Piolit të paraqiten në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” si udhëheqës.

Shumë krahasime individuale mund të bëhen mes dy skuadrave, praktikisht në çdo sektor të fushës. Mbi të gjitha ka një kuriozitet të madh për të parë përballjen mes dy portierëve në distancë: Wojciech Szczesny dhe Mike Maignan.

Fati i sfidës kalon në mënyrë të pashmangshme përmes pritjeve të tyre dhe për të dy ndeshja e madhe përfaqëson një sprovë vlerash, mbi të gjitha sepse kanë të bëjnë me momente diametralisht të kundërta të formës.

Szczesny po përjeton një nga fazat më të komplikuara të karrierës së tij te Juventusi. Ndeshjet e para të kampionatit u njollosën nga gabime të mëdha nga polaku, të cilat në mënyrë të pashmangshme komplikuan klasifikimin e bardhezinjve.

Kolegu i tij, Maignan, i cili zbarkoi në Milano për të marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të Gianluigi Donnarumma (u transferua te PSG), është paraqitur shumë më mirë. Francezi që mbërriti nga Lille ka pasur një start pozitiv dhe bindës në planetin kuqezi. Në kampionat, numri 16 e ka mbajtur portën e tij dy herë të pastër nga tri ndeshje, duke iu përgjigjur me instinkt dhe përpikëri fanellës së përfaqëson.

Pastaj erdhi nata e “Anfield” kundër Liverpool dhe, mbi të gjitha, penalltia që i priti në Salah në rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve. Një penallti e pritur në tempullin e “Anfield”, në ndeshjen e parë të karrierës së tij në Ligën e Kampionëve, vlen më shumë se një investim i thjeshtë. Dhe tani Juve-Milan e tij e pare për ta konfirmuar portier të madh në të gjitha aspektet. Përballë tij një kundërshtar dhe një koleg i etur për shpagim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit