DEL VIDEO | Juve-Milan, zbulohet si Bonucci foli pas 45′ të para: “Seriozisht duhet të kemi frikë nga këto?”

25 Nëntor 2021
14:01
Telesport

Sot, në Amazon Prime Video, u publikua ‘All or Nothing’, një dokumentar që ndjek nga afër bëmat e Juventusit sezonin e kaluar.

Gjatë episodit të shtatë të serialit ka një fragment në veçanti që sheh një Leonardo Bonucci të zemëruar në intervalin mes Juventusit dhe Milanit majin e kaluar.

Kuqezinjtë janë për momentin përpara 1-0 falë perlës së Brahim Diaz dhe ish-kuqeziu, në dhomat e zhveshjes, gjëmon kështu:

“Por le të shohim këtë dreq dërrase të zezë (ku tregohet skuadra kuqezi e Piolit, pra formacioni): Duhet të kemi frikë nga Milani? Nuk mund të ndodhe!

Duhet të luajmë me kokë të lirë, është një moment i vështirë, por duhet të kemi kokën të lirë për t’i bërë këmbët të na ecin mirë”

Ndeshja do të përfundojë 3-0 për Djallin. Me sa duket, tronditja e Bonuccit nuk dha efektin e dëshiruar. Rebic dhe Tomori vulosen gjithcka dhe hoqen sigurite e bardhezinjve qe me pas priten dhuraten e Verona-s per te shkuar ne Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit