Juve mposhti Napolin, Ronaldo jep kushtrimin nga rrjetet sociale

8 Prill 2021
10:11
Alfred Lleshi
back button

“Djem të shkëlqyer, tri pikë shumë të rëndësishme! Na duhet kjo frymë deri në fund”. Kështu e festoi Cristiano Ronaldo në Instagram fitoren e mbrëmshme kundër Napolit 2-1. Më në fund, ndeshja e javës së tretë të kampionatit, përcaktuar të luhej 4 tetorin e kaluar, është ezauruar në fushën e blertë, pasi bëri xhiron e gjykatave në Itali. Vetë sulmuesi portugez e zhbllokoi supersfidën kundër bluve të Gattuso, pastaj dyfishoi Dybala, që kthehet nga dëmtimi relativisht i gjatë me gol. Për CR7, ky ishte goli i 25-të në kampionat.

Pas ndeshjes, që largoi frikën e një shkarkimi të shpejtë, Andrea Pirlo foli për “Sky Sport”: “Ne lamë shumë pikë rrugës pikërisht sepse nuk kishim qëndrimin që u pa sot, mbase nuk ishim aq të egër sa duhej në ndeshje që mund të ishin të përballueshme. Nuk kemi pasur frymën e mbrëmjes së sotme. Kur dëshiron të fitosh, duhet të sakrifikosh, ndihmosh, në fund të fundit merr rezultatin! Dhe ne nuk e kemi bërë gjithmonë kështu këtë sezon”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit