Juve ndryshon objektiv për sulmin, Paratici synon talentin 23-vjeçar francez

18 Gusht 2019
11:59
Telesport
back button

Kur duhen edhe dy javë nga mbyllja e merkatos në Serinë A skuadra e Juventusit ka ndryshuar kurs. Sipas “calciomercato.com”, bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga talenti francez Moussa Dembele, që luan në Ligue 1 me skuadrën e Lyon.

Sulmuesi 23-vjeçar ka një kontratë ka një kontratë deri në vitin 2023 me Lyon, por mund të transferohet në Torino për vlerën e 25-30 milionë eurove (vjet u ble për 22 milionë euro nga Celtic). Një blerje që do t’i shërbejë edhe për të ardhmen, duke parë moshën e lojtarit.

Sezonin e fundit, Dembele realizoi 20 gola në 45 ndeshje me Lyon, duke bërë që mjaft skuadra “big” në Europë të hedhin sytë nga ai. Drejtori sportiv Paratici e ka vënë në shënjestër lojtarin, që sipas tij ka karakteristikat e duhura për të veshur fanellën bardhezi.

Talenti francez Moussa Dembele

Lajme të tjera

Lajmet e fundit