Juve: Paratici takohet me Raiolan, bisedime për talentin 75 milionësh

19 Mars 2019
15:27
back button

Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është takuar me agjentin Mino Raiola, me të cilin ka biseduar për mundësinë e transferimit të Matthijs de Ligt në Torino nga sezoni i ardhshëm.

Mbrojtësi 19-vjeçar lidhet ngushtë me interesimin e Barcelonës, por Juventus ka bërë një hap përpara sipas medias spanjolle “Marca”.

Kapiteni i Ajax ka klauzolë largimi 75 milionë euro, po aq sa shpenzoi Barcelona për Frankie de Jong. Gjithsesi një vlerësim dhe takim i planifikuar do jetë pas dy ndeshjeve që Juventus do luajë me Ajax, aty ku trajneri Allegri do ketë mundësi ta shikojë nga afër qendërmbrojtësin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit