Juventus, alarm i kuq: rënie në Serie B me pasoja shkatërruese

29 Maj 2023
20:00
Denis Hakanaj
back button

Viti 2023 mund të hyjë në histori si “annus horribilis” në historinë e Juventusit, ndoshta edhe më shumë se viti famëkeq 2006, ai i Calciopoli-t. Bardhezinjtë do ta mbyllin këtë sezon pa u rikthyer në Champions League dhe me skenarë në horizont që mund të jenë edhe më keq se aktualët.

Dënimi me -10 pikë për rastin e fitimeve kapitale mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, për një Juventus që rrezikon më tej në lidhje me manovrën e pagave, e cila është shkrirë me atë të partneriteteve të palëve të treta me klube të tjera.

Shkalla e parë e këtij gjyqi, duke përjashtuar një marrëveshje të mundshme për pranimin e fajësisë, për të cilën, megjithatë, bardhezinjtë do të kishin të drejtë për një zbritje prej vetëm një të tretës së dënimit, do të zhvillohet më 15 qershor dhe mund të zhysë në në një humnerë të vërtetë Zonjën e Vjetër.

‘Minimumi’, sipas të gjitha gjasave, është që Juventusi të marrë një penalitet të mëtejshëm që gjithashtu i largon nga zona e Europa League dhe Conference League. Por skenari më i rëndë mund të jetë një tjetër.

Në fakt, Juventus mund të përballet edhe me një rënie të re dhe të bujshme në Serinë B. Një hipotezë që do të përkeqësonte situatën financiare të klubit si kurrë më parë.

Rreth 80 milionëve të humbura për shkak të mospjesëmarrjes në Champions League, do t’i shtohej një ‘hendek’ prej 80 milionë eurosh për mungesën e të ardhurave nga të drejtat televizive.

Një pamje vërtet shqetësuese, e përmbledhur nga ‘Fatto Quotidiano’, e cila shton se si Juventusi duhet të përballet edhe me ikjen e shumë sponsorëve në këtë eventualitet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit