Juventus, aleati i papritur për dështimin mund të jetë… Klopp

27 Nëntor 2021
17:44
Denis Hakanaj
back button

Mund të ketë një aleat surprizë për Juventus-in në lidhje me lamtumirën e mundshme të Aaron Ramsey.

Sipas ESPN, një zgjidhje që mund të kënaqë bardhezinjtë dhe lojtarin mund të vijë nga interesimi i Jurgen Klopp dhe i Liverpool-it të tij për mesfushorin.

Në fakt, duket se Ramsey pëlqehet nga trajneri gjerman prej kohësh.

Madje, Klopp duket se e ka ndjekur me vëmendje që nga momenti i largimit të futbollistit nga Arsenal-i, sepse është i bindur për cilësitë e tij.

Zgjidhja e mundshme e kontratës mes uellsianit dhe Zonjës së Vjetër mund të nxitet pikërisht nga ky interes i rëndësishëm i Të Kuqve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit