Juventus befason Barçën, i ofron 3 mln euro më shumë 27-vjeçarit

10 Qershor 2021
14:17
Denis Hakanaj
back button

Juventus po provon t’i “vjedhë” Memphis Depay Barcelona-s.

Holandezi do të largohet me kosto zero nga Lyon dhe jepet një hap larg spanjollëve, por bardhezinjtë duket se kanë bërë një lëvizje të papritur që mund të prishë planet e Barçës.

Sipas Mundo Deportivo, klubi bardhezi i ka ofruar më shumë para sulmuesit holandez.

E përditshmja spanjolle flet për një ofertë 3 milionë euro më të lartë se ajo e katalanasve, që janë kundërpërgjigjur duke i ofruar një vit më shumë në kontratë lojtarit.

Vendimi i takon 27-vjeçarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit