Juventus befason rivalët, nis negociatat me yllin

13 Gusht 2020
17:23
Denis Hakanaj
back button

Pritej vetëm firma, por që ka vonuar të vijë.

Faji dukej se kishte lidhje me impenjimet e lojtarit, akoma protagonist në Champions League me City-n.

Në të vërtetë duket se Juventus ka ndërhyrë në negociatat mes David Silva-s dhe Lazio-s. Andrea Pirlo e ka vlerësuar gjithmonë dhe do ta donte në mesfushën bardhezi për sezonin e ardhshëm.

Lotito dhe Tare kanë arritur një marrëveshje me spanjollin: 3 milionë euro për 3 vite. Megjithatë, heshtja e përfaqësuesve të tij në orët e fundit ka shqetësuar ejtuesit bardhekaltër.

Në këtë pikë, Lazio-s nuk i mbetet gjë tjetër të bëjë përveçse të përshpejtojë kohët dhe ta shtyjë lojtarin të firmosë në orët e ardhshme para se Juventus të mund të arrijë një marrëveshje më të mirë për mesfushorin spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit