Merkato

Juventus bën gati 50 milionë euro për një mbrojtës

Juventus ka gati një thesar që do ta investojë për të përforcuar një nga krahët e mbrojtjes.

Sipas “Tuttosport”, klubi torinez do të paguajë 50 milionë euro për të siguruar Marcelo-n nga Real Madrid.

30-vjeçari brazilian pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezinj, por edhe nga trajneri Allegri.

Paratici dhe Nedved janë gati të përfshijë në operacion mbrojtësin Alex Sandro.

Ylli i Real do të bashkohej me Cristiano Ronaldo-n te bardhezinjtë, duke riformuar dyshen që ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Real Madrid për vite me radhë.

Shpresa e bardhezinjve është që bashkëpunimi i frytshëm të vazhdojë edhe në Torino, veçanërisht në Champions League.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Merkato