Juventus, CR7 do të shkruajë historinë brenda dy vitesh

5 Qershor 2020
19:40
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo është gjithmonë në kërkim të rekordeve.

Nuk ka rëndësi nëse ka lidhje me fushën ose jo, portugezi do të jetë gjithmonë i pari. Nga ana tjetër është pikërisht ky mentalitet e ka ndihmuar të bëhet një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit.

Gjithsesi, CR7 nuk është vetëm një nga më të fortët, por shumë shpejt do të jetë edhe futbollisti më i pasur në botë. Ronaldo, në fakt, do të bëhet futbollisti i parë në histori që do të arrijë një pasuri 1 miliard dollarë.

Një shifër mbresëlënëse që portugezi e ka grumbulluar edhe falë investimeve të shumta jashtë futbollit. Sipas Forbes, në 17 vite karrierë, Ronaldo ka grumbulluar plot 650 milionë dollarë dhe brenda viti 2022 mund të shtojë 750 milionë të tjerë.

Hotele, modë, klinikë për flokët, sponsorizime dhe kontrata milionere. Ky është në thelb thesari i Cristiano Ronbaldo-s, i cili mund të arrijë Tiger Woods dhe Floyd Mayweather, dy sportistët e vetëm me një pasuri 1 miliard dollarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit