Juventus, Del Piero bën parashikimin e bujshëm për Pirlo-n

9 Gusht 2020
9:22
Denis Hakanaj
back button

Revolucioni në shtëpinë e Juventus-it i ka befasuar të gjithë.

Shumë pak do ta kenë imagjinuar shkarkimin e Maurizio Sarri-t as 24 orë pas eliminimit të bujshëm nga Champions League nga Lyon-i.

Pothuajse askush nuk do të kishte pritur që ish-trajneri i Chelsea-t dhe Napoli-t të zëvendësohej menjëherë.

Edhe Alessandro del Piero, mik dhe ish-shok skuadre i Pirlo-s, nuk do ta kishte pritur ta shikonte “Maestro”-n drejtim të Juventus-it. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ish-kapiteni i Zonjës  për Sky Sport:

“Sinqerisht, nuk do të kisha vënë bast as edhe një euro. Ka qenë një surprizë edhe për mua. Isha i lumtur kur mori drejtimin e ekipit Under 23, ishte gjëja e duhur për të, por këtu po flasim për diçka shumë më të madhe dhe i uroj fat”.

“Krahasimi me Zidane? Nuk është e drejtë të bëhet, Zizou kishte drejtuar skuadrën e dytë dhe ka qenë zëvendësi i Ancelotti-t, por Pirlo ka gjithçka që i duhet për të bërë gjëra më të mëdha se Zidane”.

“E njeh ambientin, lojtarët dhe klubin, besoj se kanë folur shumë hapur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit