Juventus, dështim 80 milionësh: Allegri ka frikë për yjet e tij

24 Janar 2023
17:16
Denis Hakanaj
back button

Është një nga momentet më të ndërlikuara në historinë e kohëve të fundit të Juventus-it. Dënimi prej 15 pikësh i vendosur nga Gjykata Federale e Apelit e komplikon sezonin e skuadrës së Allegri-t, tani shumë larg vendit të katërt që vlen Champions League.

Dështimi për të hyrë në kompeticionin kryesor evropian do të ishte shumë i rëndë për ‘Zonjën e Vjetër’ dhe jo thjesht për një komponent të prestigjit dhe objektivave. Juventusi do të rrezikonte të humbte deri në 80 milionë euro nga të ardhurat (përfshirë sponsorët) pa marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Një fatkeqësi për arkat e klubit dhe që mund të detyrojë drejtuesit e Juventus-it të bëjnë manovra ekstreme në merkato për të mbuluar humbjet. Duke filluar nga e ardhmja e Rabiot, duke e shtyrë përfundimisht një rinovim të mundshëm të francezit me Juventus-in.

Më tej, frika e tifozëve të Zonjës së Vjetër është që të humbasin pjesët e çmuara të skuadrës së Allegri-t verën e ardhshme. Para së gjithash, Dushan Vlahovic, i pëlqyer shumë në Premier League dhe Bayern Munich. Juventus e vlerëson sulmuesin serb 100-110 milionë euro dhe vështirë se mund t’i rezistojë një oferte treshifrore në fund të sezonit.

Ish-futbollisti i Fiorentina-s është gati të rikthehet në fushë pas dëmtimit, por është e pashmangshme që ai të jetë profili më i shtrenjtë në dalje për të mbuluar humbjet e mundshme dhe të rënda të mospjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Së bashku me Vlahovicin, xhevahiri tjetër i shtëpisë së Juve është padyshim  Federico Chiesa, i cili po kthehet në formën më të mirë pas mungesës shumë të gjatë për shkak të dëmtimit të rëndë në gju. Numri 7 është idhulli i Allianz Stadium dhe shitja e tij nuk do të pritej mirë nga tifozët.

Megjithatë, një ofertë e rëndësishme që tejkalon 60 milionë euro, vështirë se do të refuzohej nga drejtuesit. Megjithatë, gjithçka varet nga Champions League dhe hetimet që përfshijnë Juventusi-n: Zonja e Vjetër rrezikon të humbasë diamantet e saj më të çmuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit