Juventus dhe Barcelona përplasen në merkato, kërkojnë 16-vjeçarin francez!

2 Dhjetor 2019
17:35
back button

Franca është një ndër vendet që po prodhon shumë talente në vitet e fundit, ku mjafton të përmendin emra si Mbappe, Coman, Dembele, Martial apo Lucas Hernandez e Pavard.

Kështu, Franca është kthyer në një prej vendeve më të “pushtuara” nga skautët, të cilët duket se kanë pikasur një 16-vjeçar. Bëhet fjalë për Lenny Lacroix. Mbrojtësi, kartonin e të cilit e zotëron Metz është në listën e dëshirave të Barcelonës dhe Juventusit.

Sipas “RMC Sport”, dy klubet e mëdha kanë nisur kontaktet me Metzin, ku edhe kanë bërë ofertat e para për Lacroix. 16-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe shihet si një ndër lojtarët më me potencial për moshën e tij. Tashmë, mbetet për t’u parë se kë do të zgjedhë francezi, bardhezinjtë apo katalanasit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit