Juventus dhe Bologna nisin negociatat për dy lojtarë

10 Dhjetor 2018
23:03
back button

Drejtori sportiv Fabio Paratici raportohet se është takuar me homologun e Bologna-s Riccardo Bigon për transferimin e Moise Kean dhe Stefano Sturaro.

Teksa Massimiliano Allegri ka mohuar zërat se Kean do të largohej nga Juventus, italiani i ri nuk është aktivizuar nga trajneri i tij dhe kërkon të shkojë diku ku mund të luajë rregullisht.

Sipas Sky Sport, Paratici është takuar me Bigon së fundmi për të diskutuar transferimin e Kean pasi kuqeblutë janë të interesuar për lojtarin.

Takimi është zhvilluar në Milano dhe mesa duket Juve mund të pranojë të lejojë Kean t’i bashkohet Bologna-s në merkaton e dimrit.

Por është folur edhe për mesfushorin Stefano Sturaro, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në huazimin te Sporting Lisbon.

Ky nuk ishte takimi i fundit, klubet pritet të takohen përsëri në fund të muajit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit