Juventus dhe Milan trokasin në derën e Real-it, por 6 milionë euro në sezon nuk mjaftojnë

24 Shkurt 2022
16:46
Denis Hakanaj
back button

Sipas El Chiringuito, Juventus-i dhe Milan-i duket se janë vënë në lëvizje për yllin e Real Madrid, Marco Asensio. Kontrata e spanjollit me Los Blancos skadon në vitin 2023 dhe ai ka refuzuar ofertën e fundit të klubi për të rinovuar prej 4.5 milionë eurosh, që mund të shkojë deri në 6 milionë euro plus bonuse.

Kjo situatë ka vënë në lëvizje disa klube, që do të donin të kishin në skuadër një lojtar me cilësitë e 26-vjeçarit. Përveç Milan-it dhe Juventus-it, në fakt, edhe Arsenal-i, Liverpool-i, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund mësohet të jenë vënë në gjurmët e tij.

Pa harruar Paris Saint-Germain, por marrëdhëniet e parisienëve me madrilenët nuk janë aspak të mira për shkak të çështjes Kylian Mbappe.

Me pak fjalë, Juventus-i dhe Milan-i nuk do ta kenë aspak të lehtë të mposhtin konkurrencën dhe dëshirën e Florentino Perez për ta mbajtur lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit