Juventus do yllin e Premier League, klubi pranon ta shesë

14 Korrik 2020
16:07
Denis Hakanaj
back button

Juventus ka vënë në shënjestër sulmuesin e Arsenal-it, Alexadre Lacazette për merkaton e verës.

Sipas Tuttosport, bardhezinjtë janë vënë në lëvizje për të gjetur një sulmues të ti dhe Lacazette është një prej emrave të listës së dëshirave.

Qendërsulmuesi i Napoli-t, Arek Milik është objektivi kryesor, por francezi konsiderohet si një alternativë e vlefshme.

Përgjegjësit e merkatos së Juventus-it kanë informuar drejtorin e përgjithshëm i bardhezinjve, Fabio Paratici, se Arsenal është i gatshëm ta shesë sulmuesin.

29-vjeçari ka një kontratë me Arsenal-in deri në vitin 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit