“Juventus? E kemi mposhtur edhe më parë”

17 Dhjetor 2018
20:19
back button

Presidenti i Atletico Madrid Enrique Cerezo thekson se ekipi i tij e ka mposhtur edhe më parë Juventus-in.

Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në fazën e 1/8-ave të Champions League, ky ishte verdikti i shortit të hedhur paraditen e së hënës.

Herën e fundit që janë ndeshur ka qenë faza e grupeve në sezonin 2014/15.

“Nuk është hera e parë që kemi luajtur kundër tyre, dhe madje kemi fituar,” shprehet Cerezo për AS.

“Ne kemi një stimul të madh këtë sezon, duke parë që finalja e kompeticionit do të luhet në stadiumin tonë.”

Finalja e Champions League do të zhvillohet në Wanda Metropolitana më 1 qershor.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit